Ballina Lajmet Kosovë Bën gara shpejtësie, u ndalohet ngasja për 10 muaj dhe gjobiten me...

Bën gara shpejtësie, u ndalohet ngasja për 10 muaj dhe gjobiten me nga 400 euro dy shoferët

Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës pasi të njëjtit u zunë në flagrancë duke bërë gara ilegale në rrugën Pejë-Prishtinë.

Sipas njoftimit ndaj këtyre vozitësve janë marr masa ligjore; gjobë nga 400 euro për dy vozitësit, 4 pikë negative dhe 10 muaj masë mbrojtëse për dy vozitësit, transmeton KosovaPress.

Policia thotë se njësia rajonale e trafikut rrugor, në vazhdimësi do të jetë në teren dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj asnjë personi që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.

Exit mobile version