Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e policisë të organizuar nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, pas shtimit të presionit ligjor ndaj tij.
Sipas raportimeve, organizata për të drejtat e njeriut kanë kërkuar hetimin dhe arrestimin e Ben-Gvirit për shkak të politikave të tij ndaj të burgosurve palestinezë dhe pretendimeve për përfshirje në krime lufte.
Ben-Gvir nuk ka komentuar publikisht mbi këto kërkesa, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse autoritetet amerikane do të ndërmarrin ndonjë veprim lidhur me këtë çështje. /mesazhi
