Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ben-Gvir zgjeron të drejtën për leje armësh për hebrenjtë në Jerusalem

Ben-Gvir zgjeron të drejtën për leje armësh për hebrenjtë në Jerusalem

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka njoftuar se të gjithë banorët hebrenj të lagjeve në Jerusalem do të kenë të drejtë të aplikojnë për leje armësh bazuar vetëm në vendbanimin e tyre.

Deri më tani, kjo e drejtë u jepej vetëm banorëve të lagjeve që ndodhen pranë Bregut Perëndimor. Me vendimin e ri, rreth 300 mijë banorë të tjerë nga 41 lagje të qytetit do të përfshihen në kriteret e pranueshmërisë.

Sipas njoftimit, në mesin e përfituesve të mundshëm janë edhe dhjetëra mijëra persona që nuk e kanë kryer shërbimin ushtarak.

Vendimi vjen në një kohë tensionesh të larta të sigurisë në rajon dhe pritet të ndikojë në debatet mbi sigurinë dhe armëmbajtjen në qytet. /mesazhi

Exit mobile version