Ballina Sport Futboll Benzema dhe Bale, ja konflikti për të gjuajtur penalltinë

Benzema dhe Bale, ja konflikti për të gjuajtur penalltinë

Në mungesë të Kristiano Ronaldos, i cili u la pushim nga Zidane në ndeshjen e djeshme ndaj Las Palmas u krijua një problem se kush duhet ta gjuante penalltinë.

Vaskez pengohet në zonë dhe arbitri akordon 11-metërsh në minutën e 39-të.

Francezi Benzema merr topin ta gjuajë por aty afrohet edhe Bejl që has kundërshtinë e sulmuesit.

Megjithatë nuk duket se kemi një dramë të madhe.

Reali fiton një penallti të dytë në pjesën e dytë dhe Benzema si një xhentëllmen i vërtetë, merr topin dhe ia dorëzon uellsianit për ta egzekutuar atë.

Exit mobile version