Ballina Sport Futboll Benzema: Zgjodha Arabinë Saudite sepse jam mysliman

Benzema: Zgjodha Arabinë Saudite sepse jam mysliman

Karim Benzema në ditën që i dha përshëndetjen e fundit Real Madridit u transferua menjëherë te skuadra e Al Ittihad në Arabinë Saudite.

Benzema ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Al Ittihad, e cila do ta mbajë atë në Arabinë Saudite deri në vitin 2026, ndërsa do të përfitojë plot 200 milionë euro në vit, raporton KosovaPress.

Tani, Benzema ka zbuluar se pse ishte zgjidhja e tij që të kalonte në Arabinë Saudite dhe jo të vazhdojë futbollin në Evropë.

“Pse Arabia Saudite? Sepse është një popull mysliman. Unë jam një mysliman dhe unë gjithmonë doja që të jetoja në një shtet mysliman”, tha Benzema.

Exit mobile version