Ballina Lajmet Beograd, gjatë protestave janë plagosur 19 policë dhe 17 protestues

Beograd, gjatë protestave janë plagosur 19 policë dhe 17 protestues

Gjatë protestave në Beograd janë plagosur 19 policë dhe 17 protestues, deklaroi sot mjekja e urgjencës, Ivana Stefanoviç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas saj, nuk ka persona me plagë të rënda.

Ajo për Radio Televizionin e Serbisë deklaroi se 12 ekipe mjekësore ishin para Parlamentit të Serbisë.

Po ashtu edhe mbrëmë u mbajt një protestë tjetër para Parlamentit të Serbisë, e cila filloi dy ditë më parë si një rebelim kundër rivendosjes së orës policore për shkak të koronavirusit (COVID-19).

Protestuesit fillimisht rrëzuan gardhin e vendosur para Parlamentit dhe më pas duke gjuajtur drejt kordonit të policisë arritën deri tek ndërtesa e shtëpisë ligjvënëse.

Me këtë rast u thyen dritaret e ndërtesës së Parlamentit ndërsa gjatë protestës, pjesëtarët e policisë përdorën gaz lotsjellës, dhe mund të shihej se si përdorën forcën mbi qytetarët e mbledhur.

Exit mobile version