Ballina Sport Futboll Beqiri e Haxhiu nuk respektojnë himnin e Kosovës

Beqiri e Haxhiu nuk respektojnë himnin e Kosovës

Ndeshja e djeshme mes Finlandës dhe Kosovës, solli emocione të veçanta për të gjithë kosovarët.

Me fat ishin ata që patën mundësi të udhëtojnë nga Kosova për në Finlandë. Në mesin e tyre ishin edhe dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri dhe Bekim Haxhiu – Kamishi, të cilët ndeshjen e përcollën direkt nga ulëset e stadiumit finlandez në Turku.

Intonimi i himnit të Kosovës, në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin 2018, ishte ndër të parat emocione për qytetarët e shtetit më të ri në Evropë.

Megjithatë, në kohën kur po dëgjohej himni i Kosovës, dhe kur lojtarët me dorë në zemër po rrinin në heshtje duke nderuar, e bashkë me ta edhe gjithë shikuesit tjerë, dy deputetët kosovarë nuk ishin të vëmendshëm.

Beqiri e Haxhiu u panë se si gjatë kohës kur po intonohej himni, nuk ia kishin idenë se si duhet qëndruar në ato momente, përkundrazi ata kishin nxjerrë telefonat dhe po bënin fotografi.

‘Serioziteti’ i tyre u pa edhe në kamerat që transmetonin direkt. Fotot më poshtë tregojnë këto momente, kur përderisa të gjithë po respektonin himnin e Kosovës, dy ligjvënësit kosovarë bënin fotografi.

Exit mobile version