Ballina Lajmet Kosovë Bëri thirrje në Facebook për largimin e targave serbe, arrestohet

Bëri thirrje në Facebook për largimin e targave serbe, arrestohet

Një i dyshuar është arrestuar nga Policia nën dyshimet për veprën penale “nxitje e urrejtjes”.

I njëjti dyshohet se ka shpërndarë në rrjetin social Facebook thirrjen për largimin e dhunshëm të targave serbe nga automjetet.

Policia njofton se pas një pune hetimore i dyshuari është arritur të identifikohet dhe i njëjti pas procedurave është liruar në procedurë të rregullt.

“Është pranuar një informatë se në rrjetin social Facebook  është bërë thirrje për largim të dhunshëm të targave serbe nga një person i dyshuar. Lidhur me këtë janë ndërmarr veprime të nevojshëm nga Policia, është identifikuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Exit mobile version