Ballina Sport Berisha shënon përsëri për Melbourne Victory

Berisha shënon përsëri për Melbourne Victory

Besart Berisha ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin australian.

Sulmuesi nga Kosova ka gjetur edhe njëherë rrjetën me fanellën e Melbourne Victory.

Berisha ka shënuar gol në minutat e fundit të pjesës së parë ndaj Sydney Wanderers për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë 2-1.

Prishtinasi realizoi në këtë takim nga penalltia.

Goli ndaj Sydney Wanderers ishte i 13-ti këtë edicion për reprezentuesin e Kosovës. /Telegrafi

Exit mobile version