Aktivistët janë mbledhur në kryeqytetin gjerman Berlin për të shënuar 10-vjetorin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, duke mbajtur një demonstratë për të kërkuar veprime më të forta kundër krizës klimatike, raporton Anadolu.
Demonstruesit marshuan nëpër qendrën e kryeqytetit teksa mbanin banderola të ndryshme, si dhe një arkivol që simbolizonte shkatërrimin e shkëmbinjve koralor.
Grupi i aktivistëve më vonë kaloi para ndërtesës së parlamentit gjerman përpara se të përfundojë marshimin në Portën e Brandenburgut.
Marrëveshja e Parisit u nënshkrua nga 195 vende më 12 dhjetor të vitit 2015 dhe hyri në fuqi në vitin 2016. Objektivat e saj kryesore ishin të qarta, respektivisht të kufizohet ngrohja globale në shumë nën 2 gradë Celsius, të synohet 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale dhe të arrihen emetime globale neto zero deri në gjysmën e dytë të këtij shekulli.
Para samitit COP29, Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP) publikoi raportin për hendekun e emetimeve të vitit 2024, të titulluare “Mjaft me ajër të nxehtë… Ju lutem!”.
Sipas këtij raporti, vendi duhet të angazhohen për uljen e emetimeve të tyre vjetore të gazrave serrë me 42 për qind deri në vitin 2030 dhe me 57 për qind deri në vitin 2035.
Përndryshe, objektivi prej 1.5 gradë Celsius i Marrëveshjes së Parisit do të jetë i paarritshëm brenda pak vitesh.
