Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Berlini do të lejojë mësueset muslimane të mbajnë shami

Berlini do të lejojë mësueset muslimane të mbajnë shami

Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se shteti i Berlinit do të lejojë mësueset muslimane të mbajnë shami, transmeton Anadolu.

Në një letër zyrtare dërguar drejtorëve të shkollave, departamenti i arsimit në Berlin tha se shamitë dhe mbajtja e simboleve fetare nga mësueset në përgjithësi do të lejohet dhe mund të kufizohet vetëm në raste individuale nëse përbën rrezik për paqen e shkollës.

Sipas aktit të neutralitetit të Berlinit, i cili ndalon nëpunësit civil të mbajnë veshje dhe simbole fetare, mësueset në qytet e kishin të ndaluar të mbajnë shami që nga viti 2005.

Por disa vendime gjyqësore në vitet e fundit theksuan se një ndalim i përgjithshëm i shamisë përbën diskriminim dhe cenon lirinë fetare të garantuar me kushtetutë.

Departamenti i Senatit për Arsim dhe Rini porositi drejtorët e shkollave se ata duhet të respektojnë vendimet e fundit të gjykatës.

Exit mobile version