Ballina Sport Futboll Bernardo nuk largohet nga City

Bernardo nuk largohet nga City

Bernardo Silva ka konfirmuar se do të qëndroj te Manchester City edhe për një sezon, ndërsa do të bëhet kapiten i ri i skuadrës.

Mesfushori portugez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin ku i kaloi tetë edicione.

Al-Hilali ishte prej skuadrave të interesuara për Silvën, por 30-vjeçari ka refuzuar çdo ofertë në drejtim të tij.

Silva iu bashkua Cityt nga Monaco në vitin 2017 për 50 milionë euro dhe sezonin e fundit realizoi pesë gola e pati katër asistime në 49 paraqitje.

Exit mobile version