Në SHBA ka një denoncim mes dy gjigandëve të tregtisë: eBay akuzon platforën e Jeff Bezos për “vjedhje”.
Në faktet e paraqitura në Kaliforni, faqja e ankandit eBay në internet akuzon Amazon për abuzimin me sistemin e brendshëm të email-it për të kontaktuar shitësit, duke shkelur kështu rregullat e tregut, shkruan oranews.
Amazon dhe eBay për të rritur biznesin e tyre mbështeten tek shitësit e palëve te treta.
Dhe për Amazon i cili gjithashtu shet vetë , shitjet që i pati nga palët e treta u rritën.
Vitin e kaluar për herë të parë, gjysma e shitjeve të faqes të Jeff Bezos ka qenë në duart e shitësve të palës të tretë.