Ballina Sport Futboll Betisi kërkon 40 mln për Fekirin

Betisi kërkon 40 mln për Fekirin

Pas interesimit të madh nga skuadrat angleze, Real Betisi i ka caktuar çmimin mesfushorit Nabil Fekir. Për ta lënë Fekirin të lirë në verë, Betisi po kërkon 40 milionë euro, ka shkruar të enjten “Marca”.

Manchester Unitedi dhe Newcastle po insistojnë për transferimin e Fekirit në fund të sezonit pas paraqitjeve të mira që i ka treguar te Betisi.

29-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 3 asistime në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Betisin. Ai është pjesë e klubit spanjoll prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Lyoni, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Exit mobile version