Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Biden shqyrton një vizitë në Kudsin Lindor të pushtuar”

“Biden shqyrton një vizitë në Kudsin Lindor të pushtuar”

Një zyrtar izraelit tha se Biden mund të vizitojë spitalin Al Makassed në qytet, megjithëse planet nuk janë ende finalizuar

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden po shqyrton një vizitë në Kudsin Lindor të pushtuar gjatë vizitës së tij të ardhshme në Izrael në qershor, theksoi një zyrtar izraelit për CNN, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari tha se Biden mund të vizitojë spitalin Al Makassed në qytet, megjithëse planet nuk janë ende finalizuar.

Nëse konfirmohet, vizita mund të shkaktojë polemika pasi do të shihej nga Izraeli si një shenjë mbështetjeje për palestinezët, të cilët e duan qytetin si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.

Nuk ka asnjë prononcim nga zyrtarët amerikanë apo izraelitë mbi raportin

Asnjë president amerikan nuk e ka vizituar ndonjëherë Kudsin Lindor të pushtuar në të kaluarën.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet kompleksi i Xhamisë Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një hap që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Korporata e Transmetimeve Publike të Izraelit (KAN) tha se vizita e Bidenit në Kudsin Lindor do të thotë se qyteti është “i ndarë” dhe se sovraniteti i Izraelit mbi qytetin nuk njihet nga administrata e Bidenit.

Gjatë vizitës së tij, Biden pritet të takohet me zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Naftali Bennett dhe presidentin Isaac Herzog. Ai do të takohet gjithashtu me presidentin palestinez Mahmud Abbas në qytetin Betlehem të Bregut Perëndimor. /aa

Spitali Al Makassed
Exit mobile version