Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Biden – Trump, ndryshon rezultati në Pennsylvania

Biden – Trump, ndryshon rezultati në Pennsylvania

Epërsia e Joe Biden ndaj Trump në shtetin vendimtarduket se po rritet.

Me zyrtarët në Philadelphia ende duke numëruar votat postare që mbërritën para ditës së zgjedhjeve, epërsia e Joe Biden ndaj Trump në shtetin vendimtar duket se po rritet.

Sipas sistemit zgjedhor të BBC, Biden tani po kryeson Trump me 6,817 vota, transmeton lajmi.net.

Pak më shumë se një orë më parë, Biden po kryesonte me 5,587 vota.

Epërsia e Biden pritet të vazhdojë të rritet, pasi votat që numërohen tani janë fletëvotime munguese.

Trump në mënyrë aktive dekurajon mbështetësit e tij nga votimi me postë.

Biden u tha mbështetësve të tij ta bënin këtë, në mënyrë që të ndihmonin në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Exit mobile version