Ballina Arritje Teknologji Bie Instagram, përdoruesit të pamundur të aksesojnë rrjetin social

Bie Instagram, përdoruesit të pamundur të aksesojnë rrjetin social

Instagram konfirmoi duke thënë se disa përdorues kanë probleme me aksesin e rrjetit social.

Nëse keni probleme me aksesin në Instagram nuk jeni i vetmi. Raportime në internet nga DownDetector dhe Reddit flasin për probleme me aksesin nga pamundësia për tu kyçur tek postimet e imazheve boshe apo mos popullimi i kohështrirjes me foto.

Instagram konfirmoi duke thënë se disa përdorues kanë probleme me aksesin e rrjetit social. Ndërprerja nuk duket se ka të bëjë me një rajon specifik dhe shërbimet e tjera janë aktive.

Po nga ana tjetër rrjeti social nuk ka postuar mesazhe në uebsajtin e statusit të shërbimit.

Ndërprerjet e shërbimeve janë bërë të zakonshme për rrjetin social Facebook. Vitin e kaluar një ndërprerje masive zgjati pothuajse 12 orë. /PCWorld Albanian

Exit mobile version