Ballina Lajmet Kosovë Bie në humnerë, vdes një person në Prevallë

Bie në humnerë, vdes një person në Prevallë

Një person ka vdekur sot pasi ka rënë në humnerë.

Rasti ka ndodhur në Prevallë, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Operacioni për kërkimin e personit të rënë në humnerë ka zgjatur më tepër se një orë e gjysmë.

Osmanollaj ka treguar se informacioni për një person të rënë në humnerë është pranuar në orën 14:35, ndërsa pas orës 16:00 është gjetur një trup i pajetë.

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Osmanollaj për lajmi.net.

Nuk dihen ende detaje se si ka ndodhur ky rast.

Exit mobile version