Ballina Lajmet Kosovë Bie nga ndërtesa, vdes një punëtor në Prishtinë

Bie nga ndërtesa, vdes një punëtor në Prishtinë

Një punëtor ka vdekur para 15 minutave, pasi kishte rënë nga ndërtesa në të cilën punonte në Prishtinë.

Për Ekonomia Online, këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tregon se bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore me inicialet N.E, të moshës 38-vjeqare, sipas Ahmetit personi në fjalë dyshohet se rënë nga shkallë nga një lartësi 4-5 metra. Ekipi menjëherë pas ndodhive është dërguar në QKUK, e aty është konstatuar vdekja e tij.

Njfotimi i plotë:

“Sot ne Stacionin policor ne Fushe Kosove, eshte iniciuar nje rast , Vdekje e dyshimte. Rasti ka ndodhur ne fshatin Sllatine, saktesisht brenda nje objekti ku viktima ishte duke punuar. Viktima mashkull N.E (1981), sot rreth ores 11:30 , gjate kohes kur ishte duke punuar, dyshohet te kete rene nga shkallet, nga nje lartesi 4-5 m dhe kishte pesuar lendime te renda trupore. I njejti menjehere eshte percjelle ne QKUK, ku nga ekipi mjekesor eshte konstatuar vdekja e tij. Me urdher te prokurorit trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore, ndekohe qe me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera perkatese”.

Exit mobile version