Ballina Arritje Teknologji Bien shërbimet e Microsoft në Evropë dhe Azi përfshirë Outlook

Bien shërbimet e Microsoft në Evropë dhe Azi përfshirë Outlook

POLAND - 2021/02/19: In this photo illustration a Microsoft logo seen displayed on a smartphone with stock market values in the background. (Photo Illustration by Omar Marques/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

Mijëra përdorues raportuan mëngjesin e sotëm se shërbime si Microsoft Teams dhe Outlook nuk po hapen në Evropë dhe Azi.

Microsoft Teams, Outlook dhe shërbime të tjera të Microsoft 365 aktualisht kanë rënë për mijëra përdorues në mbarë botën. Prodhuesi i softuerit thotë se ka identifikuar një problem në rrjet dhe po punon për të sjellë shërbimet online.

Mijëra përdorues raportuan mëngjesin e sotëm se shërbime si Microsoft Teams dhe Outlook nuk po hapen në Evropë dhe Azi.

Shërbimet e prekura janë:

Microsoft Teams
Exchange Online
Outlook
SharePoint Online
OneDrive for Business
Microsoft Graph
Është e rrallë të shohim disa shërbime Microsoft të bien njëherazi. Microsoft Teams ishte offline për dy orë në Prill të 2021 dhe problemet bllokuan aksesin në Evropë dhe Azi.

Ndërsa llogaria e Microsoft 365 Status në Twitter shërben për të dhënë përditësime për përdoruesit, cicërima e fundit i përket 12 orëve më parë. /PCWorld Albanian

Exit mobile version