Bashkësia Islame e Kosovës ka dënuar vrasjen e imamit Gazmend ef. Tahirhovci në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit që ndodhi të dielën në mbrumeje.
Në deklaratën e BIK-ut, thuhet se pavarësisht rrethanave askush nuk ka të drejtë ta privojë tjetrin nga jeta.
“Jeta e njeriut është dhuratë e Zotit të Madhëruar dhe cenimi i saj përbën një nga krimet më të rënda, të dënuara si nga feja, ashtu edhe nga ligji. Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë kriminal të kryer ndaj imamit Gazmend ef. Tahirhovci dhe kërkojmë nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që autori i këtij krimi të marrë dënimin e merituar në përputhje me ligjin dhe drejtësia të vihet në vend”, thuhet nga BIK.
Imami në fshatin Zlipotok u vra nga një bashkëvendës i tij, për një mosmarrëveshje për një pronë.
Sipas familjarëve, imami kishte marrë në vazhdimësi kërcënime nga tashmë i arrestuari si i dyshuar për këtë resat.
