Ballina Lajmet Kosovë BIK-u, i shokuar nga sjellja e serbit që demoloi kupolën e xhamisë

BIK-u, i shokuar nga sjellja e serbit që demoloi kupolën e xhamisë

Raportohet se një qytetarë  serb ka hipur në minaren e xhamisë në Velekincë të Gjilanit, ku ka demoluar kupolën e saj.

Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress se serbi është i lindur në vitin 1981 dhe ai për momentin ndodhet në Spitalin e Gjilanit.

Naim Aliu, kryetar i BIK-ut në Gjilan, tha se janë të shokuar nga ky gjest, pavarësisht se nga kush vjen.

“Vërtet jemi të indinjuar me këtë gjest vandal dhe të panjohur deri më tani. Të demolosh kultet fetare është më tepër se dhunë dhe krim mbi kultet fetare. Policia e Kosovës dhe Prokuroria duhet të merren seriozisht me rastin, që ky gjest të mos politizohet, sepse nuk jemi të interesuar që të krijojmë armiqësi ndërmjet qytetarëve të dyja nacionaliteteve”, ka thënë ai.

Exit mobile version