Ballina Lajmet Kosovë BIK uron muajin e Ramazanit, fillon më 23 mars

BIK uron muajin e Ramazanit, fillon më 23 mars

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se agjërimi i muajit të Ramazanit fillon të enjten më 23 mars.

Me këtë rast BIK-u ka uruar të gjithë besimtarët mysliman duke u dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i bekuar Ramazan fillon ditën e enjte, më 23 mars 2023. Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetve dhe solidaritet me njëri-tjetrin. Me fat muaji i bekuar Ramazan! Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet në njoftim.

Agjërimi i muajit të Ramazanit është njëri nga pesë shtyllat e fesë islame.

Exit mobile version