Ballina Lajmet Rajon dhe Botë ”Bild”: Erdogan në vizitë zyrtare në Gjermani

”Bild”: Erdogan në vizitë zyrtare në Gjermani

ATSH-ANSA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Berlin në fund të shtatorit njoftoi gazeta më e shitur gjermane ”Bild” duke cituar burime pranë qeverisë në Ankara dhe Berlin.

“Zakonisht, takimet e kancelares i bëjmë të ditura një javë pëprara’’, sqaroi  zëdhënësja e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Përhapja e lajmit për një vizitë të mundshme, pas tensioneve të fundit midis Gjermanisë dhe Turqisë pas rastit  të tërheqjes së lojtarit me origjinë turke Ozil nga kombëtarja gjermane e futbollit, ka ngjallur reagime të shumta.

”Kurrë nuk jam bindur nga argumentimi se nuk duhet të flasim me partnerë të vështirë”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Exit mobile version