Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Bild” zbulon bazën sekrete amerikane në Siri

“Bild” zbulon bazën sekrete amerikane në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përgatitje për ndërhyrje më të madhe në luftën civile në Siri.

Ky pretendim është hedhur nga gazeta gjermane “Bild”.

Sipas lajmit të gazetës pamjet satelitore nxorën në shesh një bazë sekrete ajrore amerikane në afërsi të Kobanit në veri të Sirisë.

Baza, e cila është ndërtuar mbi një sipërfaqe 1.9 km katror ka madhësinë e 235 fushave të futbollit.

Zëdhënësi i koalicionit në luftën kundër DAESH-it i Forcave Demokratike të Sirisë, shumicën e së cilës e përbënë YPG-ja, fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, bëri deklarata të rëndësishme për gazetën “Bild” në lidhje me bazën në fjalë.

Duke e bërë të ditur se kjo bazë është planifikuar si qendër logjistike për mbështetjen e forcave të koalicionit, zëdhënësi tha se këtu në të njëjtën kohë mund të ulen edhe avionët transportues të tipit C-130 dhe C-17 si dhe avionët reaktor të tipit C-17 “Globemaster”.

Gazeta “Bild” bën të ditur se vendndodhja e saktë e kësaj baze mbahet sekret, ndërsa në hartat online nuk duket dhe se fotografitë e saj i kanë blerë nga kompania “TerraServer”.

Exit mobile version