Ballina Arritje Teknologji Bill Gates plane për reaktor bërthamor: Shkencëtarët japin alarmin

Bill Gates plane për reaktor bërthamor: Shkencëtarët japin alarmin

Kompanitë në pronësi të Bill Gates dhe Warren Buffett planifikojnë të nisin projektin e parë të të ashtuquajturit reaktor atomik “Natrium”.

Ekspertët japin alarmin; projekti sipas tyre është përpjekje e gabuar për uljen e CO2.”TerraPoëer”, kompania e energjisë bërthamore e Bill Gates, si dhe “PacifiCorp” – në pronësi të kompanisë Holding të Warren Buffett, “Berkshire Hathaway” – u bënë bashkë në shtator të 2020-ës në projektin “Natrium”, thotë DW.

Bëhet fjalë për një reaktor të vogël modular për të cilin ata thonë se do të jetë i zbatueshëm deri në vitin 2030.Shumë vende po mendojnë si zgjidhje reaktorë bërthamorë më të vegjël, të ashtuquajtur modularë, si një mënyrë për të mbështetur prodhimin e energjisë me emetim të ulët, duke shmangur varësinë e deritanishme nga karburantet klasike si gazi apo qymyri dhe duke kaluar tek burimet e rinovueshme të energjisë.

“Reaktori do të ndërtohet në Wyoming, shteti kryesor i prodhimit të qymyrit në Shtetet e Bashkuara”, tha Gates.

“Ne mendojmë se ‘Natrium’ do të ndryshojë historikun e industrisë së energjisë“, theksoi ai.

Akti i Transformimit të Energjisë së Pastër të SHBA-së kërkon eliminimin e qymyrit deri në vitin 2025 dhe dekarbonizimin e plotë të rrjetit deri në vitin 2045.

Ekspertët thonë se Gates  ka nënvlerësuar vazhdimisht rolin e sigurt dhe tashmë të provuar të energjisë së rinovueshme në dekarbonizimin e ekonomisë sonë, duke i dhënë rëndësi një teknologjie më të rrezikshme dhe me pasoja si gjeoinxhinieria dhe ajo bërthamore.

Ata flasin për qasje të rrezikshme që çon në një rrugë krejtësisht të gabuar.

Exit mobile version