Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BioNTech zhvillon programin për kurimin e kancerit

BioNTech zhvillon programin për kurimin e kancerit

FILE PHOTO: General view shows the laboratories of BioNTech at their COVID-19 vaccine production facility as the spread of the coronavirus disease (COVID-19) continues, in Marburg, Germany, March 27, 2021. REUTERS/Kai Pfaffenbach

Pas raportimit të të ardhurave me vlerë 17,3 miliardë euro (18,6 miliardë dollarë) për vitin 2022, kompania gjermane e prodhimit të vaksinave “BioNTech” njoftoi se po punonte për zhvillimin e një programi që do të ndihmonte në kurimin e kancerit.

Kompania, e cila fitoi famë ndërkombëtare për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19, e bazuar në acidin ribonukleik mRNA, tha se të ardhurat regjistruan shifrën më të ulët nga gati 19 miliardë euro që ishin në 2021.

Fitimet neto arritën në 9.4 miliardë euro, nga 10.3 miliardë euro në vitin 2021.

Kompania parashikoi një xhiro vjetore prej rreth 5 miliardë eurosh nga vaksina e saj gjatë 2023.

Gjatë vitit 2021, “BioNTech” dhe partneri i saj amerikan “Pfizer” furnizuan mbi 2.6 miliardë doza të vaksinës.

Kjo shifër regjistroi një rënie në rreth 2 miliardë, vitin e kaluar.

Përveç vaksinave kundër koronavirusit, “BioNTech” po zhvillon një qasje në imunoterapi bazuar në mRNA për të luftuar sëmundjet infektive dhe autoimune, si dhe kancerin.

Investimi në kërkim dhe zhvillim këtë vit pritet të jetë ndërmjet 2.4 miliardë dhe 2.6 miliardë euro. /atsh

Exit mobile version