Ballina Arritje Teknologji Bitcoin bie në 57 mijë dollarë ndërsa Ether nën 3 mijë dollarë

Bitcoin bie në 57 mijë dollarë ndërsa Ether nën 3 mijë dollarë

Nuk janë vetëm Bitcoin dhe Ethereum që janë prekur. I gjithë tregu është goditur dhe prej 100 kriptomonedhave më të mëdha në botë, vetëm disa kanë parë vlerën e tyre të paprekur.

Bitcoin ra ditën e Mërkure me 7.6 përqind në ndërsa Ether me 6 përqind duke u këmbyer me 57,000 dollarë dhe 2,900 dollarë respektivisht sipas të dhënave të CoinGecko.

Në momentet që shkruajnë Bitcoin dhe Ethereum këmbehen me 57,855 dollarë dhe 2,941 dollarë respektivisht ndërsa në 24 orët e fundit kanë rikuperuar 1.7 përqind dhe 2.9 përqind të vlerës.

Nuk janë vetëm Bitcoin dhe Ethereum që janë prekur. I gjithë tregu është goditur dhe prej 100 kriptomonedhave më të mëdha në botë, vetëm disa kanë parë vlerën e tyre të paprekur.

Pesimizmi erdhi pasi Rezerva Federale Amerikane u mblodh për të aprovuar vendimin e rritjes së interesave nga 5.25 përqind në 5.5 përqind. Interesat kanë qëndruar të pandryshuara që prej Korrikut 2023.

Nën vëmendje të fortë është mbajtur edhe inflacioni në ekonominë më të madhe të botës e cila ka efekt reaksionar ndaj çdo tregu dhe burse në mbarë botën.

Exit mobile version