Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Blinkeni garanton se mbështetja për Izraelin do të mbetet e palëkundur

Blinkeni garanton se mbështetja për Izraelin do të mbetet e palëkundur

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja nuk do të tërhiqet nga mbështetja e palëkundur për Izraelin, pavarësisht dallimeve të forta me kryeministrin e zgjedhur Benjamin Netanyahu dhe shqetësimeve që administrata Biden mund të ketë për anëtarët e qeverisë së tij të krahut të djathtë.

Blinken ka theksuar se SHBA-ja mbetet mike e Izraelit edhe pse ndjek synimet që Netanyahu ka kundërshtuar, duke përfshirë zgjidhjen mes dy shteteve për konfliktin izraelito-palestinez dhe një rivendosje të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Blinkeni tha, gjithashtu, se administrata Biden do të angazhohej me qeverinë e Netanyahut bazuar në politikat e saj dhe jo në personalitete. Por ai gjithashtu paralajmëroi se SHBA-të do të kundërshtojnë politikat që i margjinalizojnë palestinezët. /koha

Exit mobile version