Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Blinkeni thotë se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë edhe nëse Trumpi...

Blinkeni thotë se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë edhe nëse Trumpi fiton

Ukraina do të jetë në gjendje të qëndrojë e fortë ushtarakisht, ka theksuar sekretari i Shtetit, Antony Blinken, duke vënë në dukje se më shumë se 20 vende janë zotuar ta vazhdojnë ndihmën ushtarake dhe financiare për vendin edhe nëse SHBA-ja do ta tërhiqte ndihmën e saj nën udhëheqjen e një presidenti tjetër, raporton Associated Press.

Blinken për herë të parë adresoi drejtpërdrejt mundësinë që ish-presidenti Donald Trump të fitonte zgjedhjet e nëntorit dhe të tërhiqej nga angazhimet ndaj Ukrainës.

SHBA-ja, nën presidentin Joe Biden, ka qenë mbështetësi më i rëndësishëm në betejën më shumë se dyvjeçare të Ukrainës kundër forcave pushtuese ruse.

Shqetësimet për tërheqjen e SHBA-së nën një president të ri janë ngritur qëkur Trumpi kishte kritikuar publikisht mbështetjen dhe mbrojtjen e SHBA-së për Ukrainën. /koha

Exit mobile version