Ballina Lajmet Kosovë Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

Qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare në Jarinje është bllokuar që nga mëngjesi i sotëm.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bllokimi ka ndodhur për shkak të punimeve që po zhvillohen në anën e Serbisë, ku rruga po pastrohet me makineri të rënda, përfshirë bagerë dhe kamionë.

Si pasojë e këtyre punimeve, aktualisht asnjë automjet nuk mund të lëvizë në drejtim të daljes nga kjo pikë kufitare.

Autoritetet kanë bërë të ditur se për çdo informatë shtesë qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat 045 198 000, 045 198 606 ose në numrin pa pagesë 0800 50095.

Exit mobile version