Ballina Arritje Teknologji Bluesky hap regjistrimet për të gjithë përdoruesit

Bluesky hap regjistrimet për të gjithë përdoruesit

Përpara hapjes për publikun, platforma kishte 3 milionë regjistrime.

Pothuajse një vit pasi funksionoi si aplikacion që mund të përdorej vetëm me ftesë, Bluesky tani është hapur për publikun. Themeluar nga bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey, Bluesky është një prej platformave më premtuese të mikroblogimit që mund të ofrojë një alternativë të X.

Përpara hapjes për publikun, platforma kishte 3 milionë regjistrime. Tashmë kushdo mund ti bashkohet platformës por përballë ka një sfidë: si mund të konkurrojë me Threads që ka 130 milionë përdorues aktivë?

Bluesky ngjan dhe funksionon si Twitter por platforma diferencohet nga ajo çfarë gjendet pas saj. Kompania filloi si një projekt brenda Twitter që kërkon ndërtimin e një infrastrukture të decentralizuar quajtur AP Protocol për rrjetet sociale.

Si e tillë, kodi i Bluesky është plotësisht open source që ju jep njerëzve jashtë kompanisë transparencë të plotë për mënyrën sesi është ndërtuar.

Exit mobile version