Ballina Arritje BMW do tërheqë 360.000 vetura nga tregu, kanë probleme me airbeg

BMW do tërheqë 360.000 vetura nga tregu, kanë probleme me airbeg

BMW pritet të tërheqë 360 000 automjete nga tregu kinez si pjesë e fushatës botërore për zëvendësimin e airbegëve të prodhuesit japonez ‘’Takata’’.

Rreth 20 persona kanë humbur jetën që nga 2013 në aksidente rrugore që lidhen ngushtë me airbegët e prodhuar nga ‘’Takata’’ në të gjithë botën, duke çuar në tërheqjen e të paktën 100 milionë automjete të të gjitha markave, transmeton lajmi.net.

Administrata rregullatore e tregut kinez njoftoi të martën në mbrëmje se tërheqja do përfshinte 273 000 automjete të prodhuara nga kompania e prodhimit të automobilëve në Kinë, me partnerin e saj lokal ‘’Brilliance’’ dhe 87 000 automjete të importit.

Tërheqja përfshin mbi 20 modele të ndryshme të prodhuara përgjatë periudhës 2000-2018.

Sipas institucionit shtetëror, airbegët paraqesin rrezikun e plasjes dhe shpërndarjes në copëza në drejtim të pasagjerëve në momentin e aktivizimit pas një frenimi të madh të makinës.

Exit mobile version