Në këtë shkollë tash e katër ditë nuk po mbahet mësim.
Nxënësit e shkollës fillore, “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, nuk e kanë fatin e bashkëmoshatarëve të tyre.
E gjithë kjo, pasi që Komuna e Fushë Kosovës ka marrë vendim që objekti i ri i shkollës t’i ofrohet shkollës “Mihail Grameno”.
E ky vendim po kundërshtohet nga Këshilli i Prindërve dhe nxënësve të shkollës “Daut Bogujevci”.
E krejt kjo pasi që prindërit e kanë kundërshtuar zhvendosjen e rreth 1200 nxënësve të paraleleve gjashtë deri në nëntë nga shkolla “Mihal Grameno” në shkollën “Daut Bogujevci”.
Zëdhënësi i këshillit grevist të prindërve, Erkan Sylejmani thotë se kërkesa e tyre është e qartë dhe se pa plotësimin e kërkesave të tyre, këta nxënës nuk do të vijojnë mësim
Nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë Kosovë kanë bërë të ditur se vitin e ardhshëm pritet të përfundojë objekti i ri shkollor në lagjen “Dardania” dhe në këtë mënyrë do të zgjidhet edhe ky problem.
Drejtori i DKA-së, Islam Shabani ka kërkuar që nxënësit e shkollës, “Mihail Grameno” të zhvendosen vetëm deri në shtator të vitit të ardhshëm.
Shabani thotë se e ka të pamundur që nxënësit e shkollës “Mihail Grameno”, të qëndrojnë aty, përshkak të kushteve jo të mira.
Sipas tij, shkolla “Mihail Grameno”, ka numër të madh të nxënësve dhe ka punuar në tri ndërrime, e kjo e ka vështirësuar sipas tij, shumë punën e këtij institucioni.
Shkolla fillore “Mihal Grameno” ballafaqohet me numër të madh të nxënësve tash e disa vite por që zgjidhje nuk kanë ofruar deri më tani as Ministria e Arsimit dhe as DKA-ja e kësaj komune.
