Ballina Lajmet Kosovë Bora në Kosovë, kjo është gjendja e rrugëve

Bora në Kosovë, kjo është gjendja e rrugëve

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka njoftuar se të gjitha kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve nga bora.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lekaj ka apeluar të qytetarët që të kenë kujdes me shpejtësinë dhe të mos udhëtojnë pa pajisje dimërore, përcjell lajmi.net.

Ky është njoftimi i plotë:

Në orët e para të mëngjesit jam informuar nga të gjithë menaxherët rajonal se kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve nga bora.

Si rezultat, qytetarë të dashur, këtë të dielë mund të lëvizni lirshëm.

Kujdes me shpejtësinë dhe mos udhëtoni pa pajisje dimërore.

Vikend të këndshëm!

Exit mobile version