Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bordi i Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Uashington me ftesë të...

Bordi i Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Uashington me ftesë të Presidentit Trump

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri të ditur sot se ka marrë ftesë nga Presidenti i ShBA-së Donald Trump për të vizituar Uashingtonin, në kuadër të themelimit zyrtar të Bordit të Paqes.

Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama theksoi se Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues në këtë Bord dhe nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme.

“Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “do të jetë në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi”.

“Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, shtoi ai.

Exit mobile version