Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Boris Johnson mposht përfundimisht koronavirusin, kjo është data kur rimerr detyrën

Boris Johnson mposht përfundimisht koronavirusin, kjo është data kur rimerr detyrën

Kryeministri britanik, Boris Johnson mësohet se e ka fituar plotësisht luftën me Covid-19.

Sipas mediave britanike, Johnson do të kthehet në detyrë ditën e hënë, pas dy javëve ndërprerje për shkak se u infektua nga koronavirusi.

Kryeministri britanik u shtrua në spital më 5 prill, ku qëndroi për një javë ku 3 netë i kaloi në terapi intensive.

Ai u ka thënë kolegëve të kabinetit se ai “është shumë i entuziazmuar për të shkuar”. Johnson do të marrë sërish nën kontroll qeverinë e cila ndodhet nën presion të madh si pasojë e rënies ekonomike që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Gjatë kohës që Johnson ka qenë në spital, është zëvendësuar nga ministri i Jashtëm Dominic Raab./tch

Exit mobile version