Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Borrell: BE duhet të vendosë mes mbështetjes për sundimin e ligjit apo...

Borrell: BE duhet të vendosë mes mbështetjes për sundimin e ligjit apo mbështetjes për Izraelin

Josep Borrell Fontelles

“BE-ja duhet të përcaktojë qëndrimin e saj ndaj thirrjes së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Izraelit për të ndalur ofensivën e tij në Rafah”.

Kështu deklaroi shefi i politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell, duke shtuar se blloku përballet me një zgjedhje të vështirë midis mbështetjes së tij për sundimin e ligjit dhe mbështetjes së tij për Izraelin.

Duke folur gjatë një aktiviteti të Institutit Universitar Evropian (EUI) në Firence, Borrell tha: “Le të shohim se cili do të jetë veprimi i Bashkimit Evropian ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që është nxjerrë sot, i cili do të jetë pozicioni ynë? Ne do të duhet të zgjedhim midis mbështetjes sonë për institucionet ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit, ose mbështetjes sonë për Izraelin, dhe të dyja gjërat do të jenë mjaft të vështira për t’u bërë të pajtueshme“.

Ky koment erdhi pasi gjykata e lartë e OKB-së me bazë në Hagë i bëri thirrje Izraelit të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Rafah, duke përmendur se populli palestinez ishte në rrezik të menjëhershëm.

OKB vlerëson se rreth 1.4 milionë palestinezë po strehohen nga lufta në qytetin jugor Rafah, për të cilin Izraeli pretendon se është bastioni i fundit i Hamasit.

Borrell pranoi gjithashtu se vendimmarrja e BE-së kur bëhej fjalë për përgjigjen e saj ndaj luftës në Gaza kishte qenë shumë e ngadaltë për shkak të përçarjeve të thella midis qëndrimit të kryeqyteteve të BE-së ndaj konfliktit. Ai bëri thirrje për një ndryshim në proceset vendimmarrëse të BE-së për politikën e jashtme, e cila kërkon mbështetjen unanime të të 27 udhëheqësve. /abcnews

Exit mobile version