Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Borrell: Evropa duhet të solidarizohet me Lampedusën

Borrell: Evropa duhet të solidarizohet me Lampedusën

Lidhur me ardhjet masive të migrantëve në Lampedusa, ne duhet të tregojmë të gjithë solidaritetin tonë me Italinë në një moment të vështirë, tha sot përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në një intervistë për “France 24”.

“Bashkimi Europian do të jetë në krah të Italisë”, theksoi Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell konfirmoi nevojën për kontroll kufitar, me politika që shkojnë përtej masave të sigurisë, dhe marrëveshje me vendet e origjinës dhe tranzitit që lejojnë migracionin e rregullt dhe gjithashtu garantojnë dëbimin e migrantëve të paligjshëm të cilët rrezikojnë jetën e tyre.

Exit mobile version