Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Borrell: Të gjithë donatorët e BE-së kanë rifilluar financimin e UNRWA

Borrell: Të gjithë donatorët e BE-së kanë rifilluar financimin e UNRWA

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka lavdëruar një nismë të Misionit të Përhershëm Slloven në OKB për të mbështetur rolin jetik të UNRWA -së në ofrimin e ndihmës për brezat e refugjatëve palestinezë.

Në një postim në X, ai gjithashtu deklaroi se të gjithë donatorët e BE-së tani kanë rifilluar financimin e agjencisë së OKB-së.

Në fillim të këtij viti, Izraeli pretendoi se 12 anëtarë të UNRWA-s morën pjesë në sulmin e udhëhequr nga Hamas më 7 tetor në Izraelin jugor.

Pretendimet kundër UNRWA çuan në një deficit masiv financimi pasi disa vende donatore njoftuan shkurtime. /abcnews

Exit mobile version