Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bosnja përkujton 16 të vrarët nga forcat kroate pranë qytetit historik të...

Bosnja përkujton 16 të vrarët nga forcat kroate pranë qytetit historik të Mostarit

Bosnjë dhe Hercegovina përkujtoi sot nëntë civilë boshnjakë dhe shtatë ushtarë të paarmatosur të cilët u vranë nga trupat e Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO) pranë qytetit historik të Mostarit gjatë Luftës së Bosnjës, raporton Anadolu.

Familjarët e viktimave vendosën lule në monumentin e dedikuar në fshatin Rashtani për të shënuar 30-vjetorin e sulmit të dhunshëm.

“Është detyra jonë të mbajmë të gjallë kujtimin e atyre që humbëm. Ne do të bëjmë gjithçka që ajo që ndodhi këtu të mos harrohet”, tha Adnin Hasiq, organizator i ceremonisë.

Lufta e Bosnjës zgjati nga 1 marsi 1992 deri më 14 dhjetor 1995.

Më shumë se 100.000 njerëz u vranë dhe 2 milionë banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Exit mobile version