SHBA-ja ka kryer një sulm të hënën ndaj një anijeje me profil të ulët që dyshohet se ishte e përfshirë në trafik narkotikësh në Oqeanin Paqësor Lindor, njoftoi Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM), transmeton Anadolu.
Ajo tha se operacioni u zhvillua nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe u ekzekutua në ujëra ndërkombëtare nga Task Forca e Përbashkët “Southern Spear”.
“Inteligjenca konfirmoi se anija me profil të ulët po kalonte përgjatë rrugëve të njohura të trafikimit të narkotikëve në Paqësorin Lindor dhe ishte e përfshirë në operacione të trafikimit të narkotikëve. Një narko-terrorist u vra gjatë aksionit. Asnjë nga forcat ushtarake amerikane nuk u lëndua”, thuhet në platformën e kompanisë amerikane të medias sociale X.
