Ballina Artikuj Bota nuk sillet rreth teje

Bota nuk sillet rreth teje

Hoxhë Halil Avdulli

Nëse njeriu dëshiron të rritet e të piqet në mënyrë të shëndetshme, duhet të krijojë një formë ekuilibri të brendshëm mes dy ndjenjave:

• të njohë vlerën dhe dhuntitë e tij, sepse Zoti e ka krijuar me nder dhe aftësi të veçanta,

• dhe të kuptojë se bota nuk sillet rreth tij, por sipas planit të Allahut.

Egocentrizmi është një fazë zhvillimore natyrore tek fëmijët nga mosha dy deri në shtatë vjeç.

Prandaj femijet e vegjël shpesh mendojnë se çdo gjë ndodh për shkakun e tyre. Nëse prindërit ndahen, ata fajësojnë veten dhe ndihen të pafuqishëm. Ky është egocentrizmi i natyrshëm i fëmijërisë. Por kur ky mendim mbetet edhe tek i rrituri, ai bëhet i dëmshëm: mendon se gjithçka në botë duhet të sillet sipas dëshirave të tij, dhe nëse nuk ndodh, zemërohet ose shqetësohet.

E për fat të keq, shumë të rritur jetojnë të mbyllur në nevojat e tyre emocionale, të zhytur në ndjenjën e “meritës”, sepse nuk mësuan që bota nuk sillet vetëm rreth tyre. Ky është shenjë e një vetëdijësimi të mangët.

Një mësim i fuqishëm na vjen nga tregimi i eklipsit gjatë kohës së Pejgamberit.

Zenia e diellit ndodhi ne te njejten kohe me vdekjen e djalit të tij, Ibrahimit, dhe njerëzit menduan se eklipsi kishte ndodhur për shkak të vdekjes së birit te tij. Por Pejgamberi ﷺ ua sqaroi se eklipsi i diellit dhe i hënës janë shenja prej shenjave të Allahut; ato nuk ndodhin për jetën ose vdekjen e askujt.

Nga kjo kuptojmë se:

• bota nuk ndalet për askënd,

• ne nuk zotërojmë të vërtetën absolute,

• dhe gjithçka ndodh sipas urtësisë hyjnore, jo sipas mendimeve ose ndjenjave tona.

Ky vetëdijësim na lejon të rritemi dhe të piqemi:

• të njohim veten dhe të punojmë për të mirën,

• të ruajmë individualitetin dhe vetëbesimin,

• dhe të kuptojmë se universi nuk sillet vetëm rreth nesh, por sipas urtësisë dhe planit të Allahut.

Kështu, njeriu mëson durimin, mirënjohjen dhe përulësinë, duke gjetur qetësi edhe në dhimbje, sepse çdo gjë ndodh sipas urtësisë së Zotit, që është më e madhe se çdo perceptim i kufizuar njerëzor.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version