Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Brazil, rritet në 107 numri i viktimave nga përmbytjet

Brazil, rritet në 107 numri i viktimave nga përmbytjet

Është rritur në 107 numri i viktimave dhe në 136 numri i të zhdukurve në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Brazil, transmeton Anadolu.

Humbjet e jetëve dhe pronave janë në rritje për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur pas reshjeve të shiut që prej javës së kaluar në shtetin Rio Grande do Sul në jug të vendit.

Në një deklaratë të bërë nga Mbrojtja Civile e rajonit thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 107 dhe i të zhdukurve në 136.

Më tej njoftohet se në spitale janë vendosur nën trajtim 374 persona të lënduar dhe se aktivitetet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerë.

Sipas shtypit lokal, për mijëra njerëz ende nuk ofrohet energjia elektrike dhe shërbimi i internetit, ndërsa parashikohet se numri i të vdekurve do të rritet edhe më tej.

Në anën tjetër, në median sociale janë paraqitur pamje të një zjarrfikësi që shpëton shumë qen të bllokuar në zonën e përmbytjes duke rrezikuar jetën e tij.

Ndryshe, më 3 maj, guvernatori i shtetit Rio Grande do Sul, Eduardo Leite, njoftoi shpalljen e “gjendjes së fatkeqësisë” për 180 ditë, ndërkohë që presidenti Lula da Silva është zotuar për rindërtimin e rajonit.

Exit mobile version