Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bregu Perëndimor, ushtria izraelite vret një palestinez

Bregu Perëndimor, ushtria izraelite vret një palestinez

Ushtria izraelite vrau një palestinez dhe plagosi pesë të tjerë gjatë një sulmi në fshatin Silat Al-Harithiy, në veri të Bregut Perëndimor, që është i pushtuar nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se është vrarë 17-vjeçari Muhammad Abu Salah.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze njoftoi se iu dha ndihmë pesë personave me lëndime të shkaktuara nga municionet. Mes tyre tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Në fshatin e lartëpërmendur, forcat izraelite rrënuan shtëpinë e një të burgosuri të akuzuar për vrasjen e një koloni.

Korrespondenti i AA-së nga terreni raportoi se shtëpia e të burgosurit Mahmoud Jaradat u shkatërrua me eksplozivë.

Para rrënimit, përleshjet shpërthyen midis forcave izraelite dhe popullsisë vendase.

Forcat izraelite hynë në Silat Al-Harithiya dhe bllokuan hyrjen dhe daljen e automjeteve. Të rinjtë hodhën gurë ndaj ushtarëve izraelitë të cilët u përgjigjën me municion të vërtetë, gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese.

Më 20 dhjetor të vitit të kaluar, Izraeli informoi katër familje palestineze në fshat se do të prishnin shtëpitë e tyre sepse pesë nga të afërmit e tyre u akuzuan se ishin përfshirë në të shtënat ndaj kolonëve pranë Nablusit më 16 dhjetor, në të cilën një kolon u vra dhe dy u plagosën. /aa

Exit mobile version