Një nga negociatorët e Kievit ndau në Twitter një fotografi nga bisedimet që po zhvillohen midis Ukrainës dhe Rusisë, me qëllim ndaljen e konfliktit.
Rundi i katërt i bisedimeve po zhvillohet përmes video-konferencës.
Zyrtari ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se të dyja palët i kanë paraqitur tani pozicionet e tyre.
Më herët, ai tha se bisedimet do të fokusohen në vendosjen e armëpushimit në Ukrainë, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën. /rel
