Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Brenda burgut në El Salvador, 40 mijë gangsterë të bandave izolohen nga...

Brenda burgut në El Salvador, 40 mijë gangsterë të bandave izolohen nga bota

Në El Salvador është ndërtuar një burg shumë i madh ku do të strehohen 40 mijë gangsterë, të cilët dyshohet se janë pjesë e bandave që kanë shkaktuar trazira në vend.

Në vetëm 10 muajt e fundit në El Salvador janë arrestuar 63 mijë persona. Ndërtesa e re do të ndihmojë që të mos ketë mbipopullim në burgje.

Autoritetet pretendojnë se është burgu më i madh në Amerikën Latine dhe është i pajisur me teknologjinë më të fundit për të parandaluar arratisjet.

Kritikët thonë se ndërtimi i një burgu të madh nuk është zgjidhja e problemeve të sigurisë në planin afatgjatë.

Qeveria ben me dije se burgu është krijuar për të izoluar krerët e bandave, duke përfshirë liderët e të ashtuquajturave klika ose grupe, si dhe anëtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Nuk është kryer ende asnjë transferim i të burgosurve në qendër. Burgu u ndërtua, larg zonave urbane dhe 74 kilometra (45 milje) nga kryeqyteti, San Salvador. Atje të burgosurit nuk do të kenë asnjë kontakt me botën e jashtme dhe do të lënë qelitë vetëm për seancat në gjykata, të cilat do të zhvillohen me videokonferencë nga një dhomë brenda burgut .

Perimetri do të sigurohet ditë e natë nga 600 ushtarë dhe 250 policë, ndërsa punonjësit e burgut të armatosur do të ruajnë brenda. /euronews

Exit mobile version