Dhuna në familjet kosovare është bërë përditshmëri. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës familjare.
Në katër raste dhuna del të jetë mes çiftit, ndërsa viktima si zakonisht gruaja.
Ky është raporti i Policisë së Kosovës për dhunën në familje:
Fushë Kosovë 31.10.2021 – 08:00. Më 05.11.2021 është paraqitur në polici viktima femër kosovare dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 05.11.2021-15:30 . Viktima femër kosovare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.
Prishtinë 05.11.2021-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prishtinë 05.11.2021-19:55. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati.
Rahovec 05.11.2021 – 09:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është kanosur dhe fyer vazhdimisht nga kunata e saj e dyshuara kosovare që ka probleme psikike. E dyshuara në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë.
Gjakovë 05.11.2021 – 14:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari kosovare i cili është në terapi për depresion. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.