Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Brexit në kaos, deputetët konservatorë kërkojnë votim mosbesimi ndaj Theresa May

Brexit në kaos, deputetët konservatorë kërkojnë votim mosbesimi ndaj Theresa May

Deputetët konservatorët kanë kërkuar votim mosbesimi ndaj kryeministres Theresa May, duke çuar procesin e Brexit në kaos.

Ata u shprehën se nuk kishin më besim tek kryeministrja mbi marrëveshjen për daljen nga BE.

“Unë do të kundërshtoj votimin e mosbesimit mesa do të mundem,”-tha May.

Ndërsa theksoi se një kryeministër i ri që do vijë duhet të hedhë poshtë ose të zgjerojë nenin 50, mekanizmin që e nxjerr Britaninë nga BE më 29 mars, “duke vonuar apo edhe duke ndalur Brexit”.

Deputetët konservatorë do votojnë sot (12 dhjetor) nga ora lokale 18:00 deri në 20:00.

Ndërsa rezultati pritet të dalë një orë pas votimit.

May u shpreh se: “Ndryshimi i liderit të partisë Konservatore do vendosë të ardhmen e vendit në rrezik si edhe do krijojë pasiguri kur ne mund ta përballojmë atë”.

Ajo theksoi se zgjedhja e lidershpit të partisë nuk do të ndryshonte bazat e negociatave apo aritmetikës parlamentare.

“Javët e shpenzuara për të shkatërruar njëri-tjetrin do krijojnë më shumë përçarje ashtu siç duhet të qëndrojmë së bashku për t’i shërbyer vendit tonë. Kjo nuk do të ishte në interesin kombëtar,”-tha May në deklaratën e saj.

Nëse May shkarkohet pas votimit, do zhvillohet një garë që mund të zgjasë deri në gjashtë javë për t’u përfunduar.

Mbrëmjen e së martës, ministrat paralajmëruan se nëse sfida rezulton e suksesshme për konservatorët, neni 50 mund të pezullohet.

Kandidatët e mundshëm për të udhëhequr Partinë Konservatore dhe për t’u bërë kryeministri i ri përfshijnë ish sekretarin e jashtëm Boris Johnson, sekretarin e brendshëm, Sajid Javid, sekretarin e jashtëm, Jeremy Hunt dhe sekretarin ndërkombëtar të zhvillimit Penny Mordaunt.

Exit mobile version