Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan kërkon prej botës myslimane të veprojë në unitet për Gazën

Erdoğan kërkon prej botës myslimane të veprojë në unitet për Gazën

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i kërkoi të enjten botës myslimane të veprojë në unitet për të siguruar ndërprerjen e sulmeve të Izraelit në Gaza.

Në një bisedë telefonike me Presidentin e Gambisë, Adama Barrow, Erdoğan diskutoi sulmet e vazhdueshme izraelite ndaj Palestinës dhe agjendën e Samitit të 15-të Islamik që do të mbahet në Gambia, tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në X.

Gambia do të presë edicionin e 15-të të Samitit Islamik të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) më 4-5 maj në kryeqytetin Banjul.

Presidenti turk shpreson se vendimet që do të merren në samit do të jenë të favorshme, duke shtuar se vendi i tij do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Hakan Fidan.

Ai tha se “hapat e përbashkët mund të ndërmerren në periudhën e ardhshme për të

Exit mobile version